6 Mars

Paçka se sot në mëngjes nuk e gjete shtëpinë e zbukuruar si çdo 6 Mars të këtyre 9 viteve, unë të premtoj se do ta zbukuroj. Të detyrohem sot më shumë se kurrë! Kjo botë, rregullat e saj kanë vendosur të ndajnë jetën e njeriut në ditë e secila ditë të përjetohet më vete. Me gjithë çiltërsinë buzagaz që të rrezaton dhe hijen, sot në mëngjes ma dhe ti këtë mësim! Sot data është 6 Mars! Paçka gjithë humbjes që një tjetër datë shenjoi në lëkurën time, sot është një ditë për të gëzuar. Do ta zbukurojmë shtëpinë, por kurrsesi aq sa ti na zbukuron jetën, do ta ëmbëlsojmë tavolinën, por kurrsesi aq sa na ëmbëlson ti shpirtin me përqafimet e mëngjezit. Do ta ngremë lart volumin e muzikës, por kurrë kërcimi ynë nuk do të arrijë lartësitë që arriti jeta jonë kur në të u bashkove ti. Do të bëjmë gjithshka për ty, e sërish gjithshkaja do të shkërrmoqet përpara asaj buzëqeshje që di të falësh veç ti! Do të gëzojmë lindjen tënde sot, pasi sot është 6 Mars!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.