Arrita tek ti?

Kam mall! Mall kam per cfare ishe ti, njeriun qe njoha une, apo me mire te them, ate njeri qe krijova une! Vecse nuk di me, a mjafton vec ky mall te nisem rrugeve pa adrese, a duhet dhe nje gram dashuri – nje pusull roze ne zarfin gri?

U be kohe qe shperndaj flete mendimesh, endrrash e kujtimesh. Ka patur raste kur i kam hedhur ne ajer nga lartesite e deshirave te mia. Here te tjera i kam ngjitur trungjeve te vijes se mendimit. I gjen kudo! Kushdo ka ne dore, gjithkush ka ne mendje nje pjese prej ketyre fleteve, vec ti nuk e di a e ke.
As vete nuk jam e qarte perse kam zgjedhur pikerisht kete udhe per te mberritur tek ti. As nuk jam e bindur nese kjo udhe mund te me sjelle tek ti. Ne fund te fundit, kam filluar pyes veten nese duhet a jo te vi tek ti!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje