Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Bija ime

Bija ime, përpiqu të mos lësh plagë, sepse jeta është me të vërtetë e gjatë, e ti sado e fortë të jesh do të drejtohesh nga një zemër e butë, e dhembshur.
Bija ime, këdo të dashurosh, dashuroje deri në fund e nëse nuk do të jetë një dashuri e përjetme, dashuroje deri në harresë, në të kundërt do ta gjesh veten tënde edhe pas vitesh me rradhë ende të dashuruar, ende të përmalluar. Është më mirë të vuash e të luftosh sa kohë je e re, sesa të gjendesh sërish e vetmuar, sërish e trishtuar në një moshë të kaluar.
Bija ime, jeta të trajton njësoj si ty dhe birin e dikujt tjetër! Nuk është një jetë e padrejtë, më së shumti është e vështirë. Shumë herë prej vështirësive njerëzit tjetërsohen, por ti ruaj një album me çfarë të ka lumturuar më shumë, e sa herë të trishtohesh hapi faqet një nga një derisa tjetërsimi të zbrapset.
Ja kështu bija ime, ruaji të gjitha këto për një ditë të vështirë dhe mos harro kurrë se ti linde dhe mund të jesh gjithmonë një njeri i mirë. Le të jesh ti lulja në një kornizë të brishtë!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: