Bilardo

Do të kisha dashur shumë, për një natë të vetme, veshur si një 20-vjeçare, të isha duke marrë shenjë me stekën e bilardos në dorë e teksa pas gjuajtjes, të dëgjoja rrokullimën e topave në dërrasën jeshile e të dalë boje, të ktheja gjysmën e gotës së konjakut njëherësh. Sigurisht, nuk do të arrija me një gjuajtje të vetme gjithshka, por as nuk do të shqetësohesha aspak, do të kisha gjithë kohën e jetës para për të gjuajtur ata gurë sërish.
Pa vazhdim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.