Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Bileta

Nesër marrim udhën e gjatë të kthimit. Plaçkat e fundit do t’i mbështjell nesër, shumë herët në mëngjes. Sonte më janë shterur fuqitë prej nga vajtje-ardhjet që mendja ka bërë gjatë gjithë ditës. Të kam shkelur në prag disa herë, por kurrë s’tu afrova aq sa për të të trokitur në derë.
Nesër do të nisem udhës së vërtetë të kthimit dhe duart, bashkë me krahët e gishtërinjtë do të zgjaten e do ulin dorezën e derës, pa trokitur.
Nuk dimë ende orarin e mbërritjes pasi nuk dimë numrin e linjave hekurudhore që do të marrim. Kemi vetëm një biletë! Biletën për t’u nisur. Sonte do të më mjaftojnë çantat me plaçka pranë portës për të fjetur e paqtë. Nesër do të mjaftojë bileta e nisjes për të çliruar frymën paqtë, njësoj. Gjithshka vjen pas mbetet të jetë një thes me detaje të parëndësishme. Gjithshka vjen pas asimilohet nga bileta e nisjes dhe doreza mbi pragun e derës!
Pritmë midis sonte dhe perëndimit të nesërm, tashmë koha mes nesh e ka një kufi!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: