Bisede e shkurter me nje lexues te panjohur!

L: Sa vjece jane vajzat?
U: Nuk kam vajza. Kam dy djem.
L: Po bashkeshorti ku jeton?
U: Ne shtepine tone.
L: Dmth je ti qe je larguar? Pyes se ne fakt jam kurioz te di ku jetoni, se duket sikur sapo jeni arratisur nga nje vend me luftra.
U: Edhe une bashke me djemte jetojme ne shtepine tone. Banojme ne kryeqytet, nuk ka luftera ne kuptimin e pare te fjales, por sigurisht situata qe mund te perfaqesohen nga kjo fjale e perditshmja te ofron me shumice.
L: Po pse shkruan kaq cuditshem, here duket se ke “halle” e here duket se ke gjetur zgjidhje.
U: Ne fakt une perpiqem shume te mos transmentoj as “hall” as zgjidhje. Mesa duket jam thjesht ne tentative qe te pershkruaj nje “gjendje” e secili ta perjetoje si te vije per mbare.
L: Per gjendjet e t’ua e ke fjalen?
U: Jo detyrimisht.
L: Dmth paske ngé.
U: Kam ca. Po dhe kur nuk kam, serish sillem sikur te kem.
L: Po si do shkoje kjo historia, a do bashkohet familja ne fund?
U: Familja, ajo e letrave, eshte e bashkuar dhe ndoshta me shume se familjet me anetare qe banojne bashke. U mungon vetem nje leje qendrimi e punesimi. Ndoshta ua jap, ndoshta jo. Por gjithsesi, do e mbyll njerezishem dhe me shume buzeqeshje.
L: Po sikur s’shkon keshtu. Nuk ndodh kjo ne jete. Nejse, ti e di vete! Do shkruash ndnj gje sot?
U: Mund te shkruaj kete qe folem bashke, ishte interesante!
L: Ook, por mos ma ver emrin!
U: Dakord. Te falenderoj!

Bisede e redaktuar me pak ngé!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.