Boshti mes nesh

Gjendemi bashkë brenda të njëjtit rreth. Unë dhe ti, skaji tjetër i unit tim. Gjithmonë qëndron diçka mes nesh, ashtu sikurse qëndron boshti në një rreth.  Njeriu nuk mund t’i ketë të gjitha në këtë jetë sa kohë kujdeset gjithmonë të mos gabojë, të mos dëmtohet, të mos zhgënjejë, të mos lëndohet. Ndaj dhe ne mbetëm kapur fort pas skajeve, nga dëshira për të mos lënduar. Në përpjekje të pafajshme për t’u zbuluar secili sheh përballë dhe dëgjon, kupton, beson. Besimi është gjithshka mund t’i falet dikujt pas shpirtit. Nëse njërin, shpirtin, e fal në heshtje; tjetrin, besimin, mbetet ta zhveshësh nga çdo veshje.
Gjithmonë do të ketë diçka mes nesh, ndryshe dhe rrethi në mungesë të boshtit të tij, pa formë do të tretej; ashtu sikurse dhe rrathët bosh të ujit në liqen.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.