Buzëqeshja

Jam fshehur, jam fshehur kaq thellë pas buzëkuqit, pas rrobës me ngjyrat e jetës. Jam fshehur katërcipërisht nën shtrojën e këtij dimri përvëlues. Jam fshehur, pas buzëqeshjes. Të qëndroj fshehur pas saj është arti im jetësor! I kam marrë përmasat e buzëqeshjes në perfeksion dhe kam arritur të fshihem pas saj në çdo formë, në çdo kohë që më kanë hedhur a më ka ndodhur të jem. Jam fshehur, këndshëm gjithmonë. Veçse në këtë formë ku më ndodhi të jem tani, e fshehur jam si një e hije e kërrusur, e veshur në zì!
Unë e di, asgjë nuk zgjat në pafundësi, çaste janë të gjitha të rrëshkitshme si asfalti i larë në shi.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.