Çfarë më takon mua

Për aq sa me takon mua, di të të them se dhe mund të çmendem një ditë, ashtu krejt si papritur e, teksa jam duke i dhene makines ne autostraden “Blu”, të shkel pedalen e gazit, të lëshoj duart nga timoni e të kërcej. Të kërcej me aq fuqi sa të kem, derisa muzika dhe shpirti të më jenë shkrirë në të njëjtën masë. Çfarë të takon ty? Se di, në ato çaste do të jem shurdhuar. Besomë, çfarëdo ti të kesh për të më thënë do të jem tejet e shkëputur, në pamundësi të plotë për të të dëgjuar. Ndaj, nëse kanë mbetur fije në cohën tonë bashkoji tani, sa ende kam duart në timon. Ku i dihet, ajo ditë mund të jetë sot.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.