Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Çfarë presim më?

Gotat e fundit u shuan nën perden e hirtë të mbrëmjes e ne të dy jemi ende këtu, varur tek njëri-tjetri si hallkat e një zinxhiri, ngatërruar keqazi.
Zhurmat e gjithëçfarë nuk kuptuam, nuk mirëpritëm a nuk pranuam, u zhdukën sikurse trokëllimat e kuajve në shkretëtirë.
Hekurishtet e kafazit ku qenë mbërthyer gjithë hidhërimet, ngashërimet, u shpërbën si puhiza e hirit në një oqean lutjesh e premtimesh.
Gjithshka qe gardh, tashmë nuk është!
Po ne të dy, çfarë presim më?
Çfarë presim më?

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: