Cikli

Njeriu lind një herë të vetme, ama përgjatë kësaj jete i qëllon të zbresë më shumë se një herë në tokë. Impakti me sipërfaqen, nuk varet shumë prej llojit të saj, por më shumti nga lartësia prej nga ulesh dhe shpejtësia me të cilën ulesh.
Pasi e kupton këtë fakt të pashmangshëm të të jetuarit, njëkohësisht harron të fluturosh. Kështu shuhet fëmijëria dhe zgjohet përgjegjësia, me të cilën të duhet të kalosh të përditshmen deri në vdekje, dhe njeriu një herë të vetme vdes.

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje