Dashuri e shpirtit

Me gjithë dashurinë e shpirtit ndeza fanarët e rrugëve të zbrasta,
mblodha gjethet e rëna poshtë pemëve të acarta.
Me gjithë dashurinë e shpirtit zgjova qiellin e lindjes dhe të perëndimit,
zgjidha fjongot e mirësisë, paketova harresën, pendesën, vonesën dhe gjithë avujt e trishtimit.
Me gjithë dashurinë e shpirtit u ktheva në shtratin tim,
e zbrazur, e akullt, e lodhur si pengu në mërgim.

Me gjithë boshllëkun e mbetur në shpirt, teksa preh trupin për pak pushim, hap duart e i dorëzohem gjithësisë të më shuajë etjen me dashuri, pik-pik!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.