Dashuria që mungon

E gjithë dashuria që mungon në shpirtin e njeriut, gjendet e braktisur tutjetu cepave të rruzullit të tij jetësor. Dashuria është si ajri, kalon një proçes filtrimi dhe riciklohet përmes vetë njeriut, sikurse dhe ajri që frymë-marrim.
Nëse dikur, nga papërgjegjshmëria, mendjelehtësia apo arroganca naive kemi çuar dëm disa frymë dashuri, tashmë mund të jemi duke i kërkuar në mungesë. Për fat, të keq apo të mirë, dashuria nuk është një lule më shumë që çel në pranverë. Ajo i ngjan më së shumti një lumi që rrjedh përherë në të njëjtit shtrat, mbi të njëjtin dhé. E gjithë dashuria e humbur mundet veçse të mblidhet me kujdes, sikurse lulet e vogla në fushat e mëdha, me kujdes që këmba mbi to të mos shkelë.
E gjithë dashuria e humbur mund të rifitohet veçse dora-dorës, frymë pas fryme herë-herë.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.