Dekor i qelqtë

Në hyrje të oborrit të shtëpisë përbri gjetëm sot një flutur. Krahëhapur ishte shkrirë me sipërfaqen e qelqtë e të hijshme. Zakonisht oborret janë prej guri a pllake balte, por fqinjët tanë janë elegantë në zgjedhje; krejt ndryshe nga pjesa tjetër e fqinjësisë. Teksa u përkula për ta kapur me gishta këtë flutur, vura re se pak më tutje ishte dhe një tjetër, ishin dhe disa. Fluturat ishin renditur aq bukur nën qelq sa të vinte keq të ecje mbi të. Fluturat ishin pjese e dekorit të qelqtë. Që të kuptoja natyrën e tyre artificiale, mu desh thjesht një ndalesë dhe përpjekja krejt naive për të shpëtuar të parën. U zbrapsa nga oborri qetësisht dhe pa asnjë peng; askush nuk mund të shpëtojë ç’ka ka vendosur vetë të shkelet nën qelq.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.