Deri ne kapitullin tjeter!

Ne qytetin e vjeter te endrrave lene zvarre, lidhur prej zinxhiresh te ndryshkur kryq e terthor, e gjen veten, zbulon vetveten. Nje e nga nje stivon prej fillimit endrrat e arkivuara nder vitet e ekzistences se ndergjegjshme. Sa faqe kane humbur nen hijen e kohes qe nxiton me shume se mundesite per te vepruar, sa fjale jane vendosur ne kendin e harreses per shkak te pamundesise per te artikuluar guximin. Shume! Shume ne nje sasi te panumerueshme.
E megjithate s’ka gje! Ne nje qetesi femijnore, po aq shpirterore, pranon se eshte bere me e mira! Se jemi mire! Jemi mire sa jemi te lumtur, mes njerezish te lumtur qe permallen prej mungeses tende. Luaj me hijet e qytetit, grindu me kthinat plot hije, por zinxhiret… Ata duhen therrmuar, tretur, stivuar per te mos u kujtuar ne asnje kapitull tjeter.

Lini një Përgjigje