Dhe jo vetem…

Me pyeten sot se perse e mbaj te publikuar daten e lindjes. Eshte nje detaj i mbetur i paprekur prej vitesh dhe kjo jo pasi i eshte dhene pak rendesi. Perkundrazi, i kam shijuar cdo te mire qe mund te ofroje pa asnje shpenzim.
Cdo vit, pikerisht ne kete date permblidhen ne nje te vetme shporte te gjitha urimet.
Urimet e miqve me te mire, te cilet, sikunder me duhet t’u kujtoj (atyre dhe vetes) nuk i takoj shpesh per shkak te nje sere arsyesh, kryesisht logjistike. Dhe jo vetem…
Urimet e familjareve te larget, te cilet, packa se me telefonojne cdo here, kane deshire te lene dhe gjurmet e tyre me shkrim.
Urimet e te panjohurve qe jane bere pjese e rrugetimit tim virtual – copeza jete te ndara me kedo.
Urimet e kalimtareve, me te cilet dikur kam pershkuar nje rruge, ulur ne nje tavoline, trazuar nje cast.
Urimet e te harruareve, me te cilet nese ne rruge perplasem, nuk pershendetemi. Po po, i dua dhe ato per te kujtuar here pas here veten time se jo cdo gje eshte ashtu sic duket.

E pra, nder shume shtresa te ndryshme bashkejetuesish, me vjen per mbare te vleresoj keto pasi cdo vit, ne kete date kane ende per te me mesuar, ne mos, per te me kujtuar se nje eshte dashamiresia e nje tjeter rastesia.

Lini një Përgjigje