Dheu zgjoi, dheu kumboi!

I dashuri im, emri pas zarfit qe gjithmone nis te djelave ne mengjes!
Sot po e shkel zakonin e po te shkruaj ne mes te javes. U hodh dheu perpjete, ngriti rere e det! U shkund njerezia nga pluhuri i vene shtresa-shtresa. I shikoje tek lehtesoheshin nga gjithshka jo jetesore. Ne fillim u zbrazen nga inati, zilia e pabesia. Me pas mund te dallohej dukshem se si silhueta e tyre merrte nje forme edhe me njerezore; u shthuren te gjitha rrjetat e synimeve afatgjata, mjetet per t’i arritur u therrmuan ne perpjekje te kristalta. Aq u lehtesuan nga pesha e materies sa arriten te zgjasnin duar, te mbanin njeri-tjetrin e te njiheshin, te mos ishin te huaj.
E dheu me pas u qetesua, e dridhjet ndaluan.

Toka per pak na kujtoi se jemi kaq te vegjel kur jemi te vetem! Dheu zgjoi, dheu kumboi!

Neser do te nise nje dite tjeter. Te gjithe e dime se shtresat do te zene vend serish, vecse kam shprese, shprese se dhe dheu ka zene vendin e vet sot!

Dyert Hapur©

Lini një Përgjigje