Dhimbja

Embelsisht e athet, shpuese ne qetesi.
Mbetur mes nesh si te qe gdhendur ne hi;
E tretshme, e pertypshme, e velshme,
Dhimbja dehet,
Dhimbja pergjumet,
Dhimbja fle, por prej trupi nuk zhveshet.
Dhimbja;
Ne vesh me gerthet,
‎Me thote se jam gjalle,
‎Se s’jam tret’,
‎Se eshte dhimbja, pa ka jete!
Dhimbja;
Ne porte troket,
Me kujton se jam njeri,
Ndaj c’eshte dhimbja, ende e di!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.