Diçka për të thënë

E kam diçka për të thënë, pas gjithë ditëve e viteve që pas u jemi vënë, pas gjithë zhurmës e fjalëve që kemi rreshtuar; heshtja ka mbetur ende pa zgjuar.
E kam diçka për të thënë, e këtë herë nuk do lejoj të flasë njerëzia; do të flas unë dhe heshtjen veçse do e paraprija!
E kam diçka për të thënë rrugëve të indeve të mia; diçka që jehon më fort se vetmia, diçka që lind me mua e vazhdon rrugën përtej hapave, larg nga vetëdija.
E kam diçka për të të thënë, ndaj hesht veç pak që heshtja ime të mund të flasë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.