Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Dite me shi

Si mu shkrive nder duar, as vete nuk e di.
Ti ishe lemshi qe prej kohesh me flinte perbri. Me qendrove prane ne castet e mia gri,
Ndjeshem nuk ishe kur dielli lindte perseri.

Sa kemi ecur, vrapuar
Sa shume do te kishim per te treguar.
Do te flisja une, do te qeshje ti,
Do te heshtja une, do te degjoheshe ti.

E s’di se si, tani thjesht nuk je,
M’u shkrive nder duar si te ishe dhé.
Nje enderr, nje jete a nje ide.

Te kujtoj ne ditet me shi,
Se tashme lumturia ka zene hapesiren tende gri.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: