Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Duart

Kur isha fëmijë, një nga zakonet që më pëlqente më shumë ishte të ecja për dore; jo me këdo, veç me ata që shpirti njihte e lëkura pranonte. Ashtu si atëherë dhe sot, duart më flasin shumë. Duart më flasin më shumë se sytë, më shumë se fjalët. Përpiqem t’i prek duart e kujtdo më qëndron përreth, kështa flas me ta, kështu i përzgjedh dhe i ndaj në duar që flasin të njëjtën gjuhë me atë të universit tim apo duar, të cilave fjalët nuk ua shquaj dot. Shkëputja është si hajduti; diçka vjedh gjithmonë. Herë-herë vjedh drithërima që nxitojnë të futen në xhepa e të fshihen dhe ndaj mbaj gjithmonë veshje me xhepa; dua t’i ndihmoj të struken. Herë-herë vjedh copëza akulli të shkërrmoqura që gdhenden mbi lëkurë si memorialë të ftohtë. Herë-herë shkëputja nuk ndodh pasi duart rrëshkasin mbi njëra-tjetrën, thjesht pak; aq sa të mjaftojë.

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: