Dyert mbetën hapur

U bë ditë që s’kam mundur të shkruaj, jo prej kohës, as prej dëshirës, por prej boshllëkut që ka kaplluar çdo valvul të vullnetit tim për të dhënë e marrë me ç’ka ndodh jashtë unit tim. Në mungesë të shkrimit, kam lexuar. Kam hyrë në botën e dikujt tjetër, në veshjet e tij, në shtëpinë e tij. I kam kaluar me gishtërinj, një e nga një të gjithë librat dhe pluhurin në tavolinën e tij. Kam mbathur këpucët e tij e u ndjeva aq rehat në to. Kam ndjerë freskinë e erës gjatë udhëtimeve të tij me varkat me vela blu dhe madje dhe kripën e detit që bashkë me rërën thahej në lëkurë. Qe libër i gjatë e m’u desh të përhumbesha thellë në një përditshmëri që s’më përkiste mua, por atij. Ashtu si në çdo përjetim tjetër si lexuese, përpiqem zakonisht të lë diçka pas me faqen e fundit të historisë, por ja që këtë herë dyert mbetën hapur e boshllëku më ndoqi mua nga pas!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.