E gjitha rreth teje

E gjitha rreth teje është një pëlhurë e purpurt si qielli në skajin e tij më mistik. E gjitha rreth teje është një masë e ngrohtë si uji i bregut të detit kur lag këmbët në të, ditëve të gushtit. E gjitha rreth teje është e qartë dhe e kthjellët sikurse mendja në orët e pasdites, teksa me këmbët zgjatur mbi karrigen përballë shijon kafen, çajin, verën a cilëndo pije ilaç të shpirtit.
E gjitha rreth teje është jetë! E gjitha rreth teje, veç për pak (mjaftueshëm) isha unë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.