E humbur

E humbur
në një udhë pa kthim,
gjatë një mbrëmje pa rrëfim.
E humbur,
në heshtjen e një shikimi,
në përqafimin e një trishtimi.
E humbur,
përmes e përtej,
së largëti, së afërmi herë-herë.
E humbur,
pa fund,
e humbur,
deri në kurrkund’!

© Dyert Hapur

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.