E Martë

Sot është e Martë! Si një e Martë, dita ka prirjen të jetë e ngadaltë, e zorshme për tu vënë para. Sot është e Martë, e që dita të kalojë kam nisur të numëroj kalendarin mbrapsh. Gjithshka u stis nga koha, nga letra, nga mungesa… Nuk ishte e Marta, ishte mungesa! Mungesa me të cilën përmbyllen të gjitha ditët dhe jo veç një! Le të mos e ngatërrojmë mungesën me vonesën, se kjo e fundit nuk gjëmon! Mungesa e ka zërin e lartë, ajo flet e flet edhe përçart. Mungesa nuk pushon, mungesa shkërrmoq çdo mendim, çdo arsyetim, cilëndo bindje që njeriu ndërton me mundim. Mungesa qëlloi në një ditë të nxituar, nuk ishte e Martë, e avashtë.
Mungesa ndan shtratin me vetminë e ndaj duhet duruar, jo veç një të Martë… çdo ditë pas buzëqeshjes stiset një letër, merr udhë të gjatë.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.