Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

E nese s’mundesh, hesht!

A mund te behesh drite e te me shuash hijet?

A mund te jesh melodi e te vrasesh kete heshtje?

A mund te behesh liber nga ku te lexoj per jeten, e me pas besim, ku te mund te mbeshtetem?

A mund te jesh agimi dhe po ti perendimi, keshtu te mund te di se me diellin nuk do tretem?

A mund te behesh zonja e rrefimeve te mia e te kycesh zemren per disa momente?

A mund te perzjehesh ti ne kaq shume vegime e serish te mbetesh po kjo e shtrenjta ime?

E nese s’mundesh hesht, e heshtja ne endrra do me tres’!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: