E zhurmshme, bota jashtë!

E zhurmshme, bota përjashtë!
Në ditë si kjo, kur do doje që lëkura e trupit të ishte rruzulli i ekzistencës e të mos kish’ më gjë përtej saj,
në ditë si kjo, kur ora ndalon në një çast pa esencë, e ti do që ajo veç të ecë,
në ditë si kjo, ditë jave të zakonshme e prap pa gjumë,
në ditë si kjo, kur fundi e humbet befasinë, e largimi zbras c’gjen me gjithë fuqinë!
Fli ti botë, fli!
Veç sonte le të mbetem unë dhe pluhur dy shtresë.
Pas gjumit, me zgjimin më e mira le të mbesë!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje