Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Ec

Ec ngadalë, një hap për rradhë,
Jemi larguar shumë e ndër ëndrra të shoh më rrallë.
Kam mall, mall për ty, mall për dje,
Mall për çfarë ishim ne.
Ec ngadalë, një hap për rradhë,
Lërmë të mas hijen që largohet,
Lërmë të zgjas fundin që shkurtohet.
Ec ngadalë, një hap për rradhë,
Ndër rreshta le të mbetesh,
Ti dhe shkrimet e rëna si gjethet,
Shtroni udhën ku shkel unë derisa të përgjumem,
Brigjeve të harresës, gjëkund!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: