Gjendem

Ka kohe qe eshte krisur xhami i dritares, por e kam lene ashtu, me krisje. Qe prej asaj dite zbulova se ajo krisje ishte tyneli mes dhomes sime te qete dhe tingujve te pianos se apartamentit perbri. Cdo mengjes e pasdite deri ne mbremje duket sikur dhoma ime qendron mbi liqen. Une pas xhamit veshtroj rrathet e ujit qe formohen nga goditjet e tasteve te pianos. Pianistja here eshte ne revolte e rrathet perplasen me xhamin tim e une ndjej sterkalat qe gjejne strehe ne fytyren time. Here here ajo eshte e qete, aq sa dremitem teksa numeroj rrathet si te ishin yje qe ndizen pas muzgut.

Kjo eshte vecse nje nga dhjetra, qindra gjendje qe pershkon vec nje njeri, ne nje dite si kjo – kalter e gri.

Perqafime deri ne gjendjen e rradhes!

Leave a Reply