Endrra

Sa here bie ne pergjumje degjoj trokitjet e ndjenjave ne portat e kujtimeve te mia. Nuk di perse me eshte bere nje zakon i keq qe gjumin ta therras permes se shkuares, e gjumi te me zere kur arrij te tashmen. Thuajse cdo nate ndodh i njejti ritual!

Packa deshires per ta perqafuar shtratin ore me heret, ai dhe une shkrihemi ne nje pak para mesnate. Natyrshem, sapo syte mbyllen mendimet fluturojne ne kohe te papercaktuara ne te shkuaren. Asnjehere pikenisja nuk eshte e njejte me ate te nje nate me pare. Gjithmone pikenisja merr jete nga ndodhite e dites se sapo perfunduar. Te mendosh, sot, e vetmja gje ndryshe ishte nje shprehje e thene nga djali im i vogel: – “Ne sigurisht do te jetojme gjithmone ne kete shtepi”.

Me nje embelsi te nxitur nga naiviteti i tij, i shpjegova se kjo shtepi do te jete gjithmone “vendstrehimi” i tij, vendi magjik ku kthehesh sa here ke nje lumturi apo nje trishtim te vecante. E me tej vazhdova duke i thene se njeriu rritet ne plot kuptimin e fjales – dijet e deshirat zgjerohen e ndaj, mund te vije dita kur mbremja do ta zere ne nje tjeter shtepi.

Nxitur nga kjo, vetvetiu mendimet me fluturojne ne shtepine e gjyshes time, aty ku kane zene fill dhe kujtimet e mia. Nuk di pse, por dhe sot, ajo qendron plot hir si “Keshtjella”. Medoemos, nga ajo kohe, rruge e gjate eshte pershkuar… me duhet te bie ne paqe me faktin se kjo nate – deri ne pergjumje – do te jete e gjate. Sa dyer jane hapur e mbyllur nga ajo dite…

E gjumi me ze vec kur arrij ne te tashmen, ndoshta sepse ketu jam ku doja te isha dikur, e ndoshta se nga ketu do te arrij ne projektimin tim te plote!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.