Ëndrrat lëmsh

Cilat do të ishin pasojat nëse do të vija në ëndrrat e tua dhe t’i bëja ato lëmsh? Çfarë do të ndodhte me realitetin? Po çfarë eshte e vërtetë tek e fundit? Jeta që bëjmë apo ajo që do donim të kishim?!

I ftuar, i paftuar, i refuzuar kam ardhur, sa herë, kush po e di,
Kam qenë më shumë me ty se në vetmi,
Të njoh aq, sa më shumë s’dua të di.
Me mjaftohesh ti, pasditja dhe ëndrra ku shfaqet pjesa e një fillimi të ri.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.