Fjala

Fjala e thënë, fjala e dhënë,
Fjalë e besuar, fjalë e mëvetësuar.
Fjala e duhur, fjala e dëshiruar,
Fjalë e plotë, fjalë e paçmuar.
Fjala ecën, në trajta të ndryshme.
Fjala vishet e zhvishet sipas folësit,
sipas gjendjes së tij.
Fjala ndalet, për pak heshtet,
Ama fjala në dhé nuk tretet.
E ndaj fjala, në merr jetë të jetë në udhë të drejtë,
E ndaj fjala, nëse s’ka një udhë, le të mbetet shurdh!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.