Fli

Fli gjumë, përtej gjithë çfarë u tha, çfarë u dëgjua, kthehu në krah e fli gjumë. Sonte nuk mundemi të ndryshojmë asgjë. Jemi këta që jemi, unë dhe ti. Nuk mund të çbëjmë dot kohën, jetën a një zot e di çfarë tjetër duhet të marrë një tjetër drejtim. Folëm gjatë, shkruajtëm gjatë, u kuptuan disi. Fli gjumë e mos u shqetëso, mos u mendo për të nesërmen, ajo gjithsesi do të vijë në trajten e parashikuar për ty; çdo mendim a shqetësim i sotëm do të shumëzohen me hiçin nesër në mëngjes, nesër që në agim.
Fli gjumë, më mos më prit. Sikurse s’kam ardhur asnjë mbrëmje, as sonte nuk do mundem të vi. Fli e ndërkohë që ti khehesh në anën tënde të majtë, mbulon kokën nën kuvertën e një nate të gjatë, përtej kësaj mjegulle, në bregun tjetër të jetës, shkruhen rreshtat e një zgjimi të ri.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.