Frika

Ajo foli! Në gjuhën shqipe. Të gjithë e përfolëm, disa nuk e besuam, disa e gjykuam. Pati nga ata që i dolën për zot, shesh më shesh, me thirrje, pa lot!
Më pas ajo heshti! Shhtttt! E vunë në gjumë! Ia përdrodhën vuajtjet si të ishin telat e një byrzylyku që e shtrëngon për ta ndjerë më mirë.
Ajo doli dhe sërish foli! Artikuloi të tjera folje e rrethanorë, në të njëjtën kohë. Në gjuhën shqipe. Të gjithë e përfolëm, disa nuk e besuam, disa e gjykuam. Kush më parë iu zotua, besimi iu përçundua. Pati nga ata që u strukën, pak për zot i mbetën.
Vajza kukullën e hodhi, e shkeli – me veten qeshi!

I dashuri im përtej oqeanit, sot edhe më të kobshëm!

Është e shtrenjtë jeta, na e kujton shpesh frika nga vdekja!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje