Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Fshati i vogël

Kur dua të shkruaj, kam vesin e të shkruajturit gjatë e me detaje. Nuk di saktësisht përse më ndodh kjo, por duhet të jetë ndonjë formë kompleksiteti e bartur nga vendi im i lindjes; një fshat i vogël, i cili duhej gjithmonë të justifikonte ekzistencën e tij përballë gjigandëve që shtrihesh përtej kodrinës. Kur flas, flas shkurt. Kjo ndodh sepse gjithmonë më është dhënë pak kohë. Tani që jam rritur e maturuar mjaftueshëm po përpiqem të gjej një derivat të amalgamit të këtyre dy skajeve: shkrim i gjatë, narrativë e shkurtër. Edhe pak kohë më duhet dhe e arrij. E gjithë kjo mjeshtëri është sërish meritë e atij fshati të vogël ku më mësuan të njoh çfarë kam dhe çfarë di; të gjitha t’i kompozoj nën të njëjtën melodi.

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: