Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Ftohtë

Në shtëpi është shumë ftohtë. Soba ka muaj që nuk ndizet. Tashmë dhe ato pak fije gazete që e ndiznin kanë mbaruar. Gazetat kanë kohë që nuk shiten më në treg të lirë, por dhe unë jam lodhur së mbledhuri rrugëve fijet e grisura që kanë shërbyer si mbështjellëse buke, apo ndoshta dhe dhurate për këdo tjetër, këdo të përzemërt.
Pas kaq shumë muajsh të ftohtë kam arritur në përfundimin se është ekonomikisht më mirë dhe mendërisht më shëndetshëm që kur i ftohti mbërthen këmbët e mia, të mbath këpucët e të marr udhët rrugicave për në ndonjë prej kafeneve, cilëndo prej tyre. Ato, kafenetë, janë të ngrohta. Të zotët e tyre nuk kanë nevojë të vinë vërdallë për të mbledhur fije gazetash rrugëve të acarta, depot e tyre janë plot me stiva drush. Çuditshëm, kam kuptuar se si unë ka plot…sa kohë kafenetë janë plot me të ngjashmit e mi. Të ngjashëm prej kafenesë që na mbledh, por të ndryshëm prej të ftohtit që na pushton. Dikush e ka të ftohtin në lëkurë; dikush tjetër, ashtu si unë, të ftohtit i ka zënë rrënjë.
-Aq ftohtë sa bën, më mirë qëndroj në kafene; kam dëgjuar se ka dhe nga ato që s’mbyllen kurrë, por sigurisht janë vetëm për ata ku i ftohti ka zënë rrënjë.

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: