Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Fundi dhe fillimi

Sot gjeta shënimin tënd mbi skrivaninë e rrëmujshme. Fillimisht nuk arrita ta shquaj atë copëz letër me ngjyrë të zverdhur e cepa të ngrënë, prej kohës së gjatë që duhet ta kesh mbajtur në duar, përpara se të merrje vendimin përfundimtar për ta lënë aty. Ishte ngatërruar me letrat e tjera, ose ndoshta e ke ngatërruar ti, që të ma zinte syri pas fillimit të ditës, nga fundi i saj. Se kur fillimi dhe fundi bëhen bashkë, njeriu mund të përhumbet në midis.
Ky ishte fundi dhe fillimi!
Fillimi ishte shënimi, fundi konturet e letrës, mundimi për ta lënë aty e për t’i kthyer shpinën nga pas.
S’ka gjë! Më mjafton ideja se sa je përpjekur për fundin, që të kem forca për ta hedhur hapin e para drejt fillimit. Do të takohemi sërish, një ditë tjetër, e do të mësojmë, do të përshtatemi me jetën përtej atij shënimi.
Të më ndjesh! Nuk jam e zonja me fjalët, më pëlqen të shprehem me fjali!
Një letër e dytë mbi një tjetër skrivani!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: