Gjurmet

Kur degjon tek ashpersohen britmat e nje vetetime,
Kur ndjen eren tek i rritet shpejtesia,
Te te rrembehen me rradhe, ditet, stinet e vitet.
Ti kupton se bota nuk eshte dhe aq e madhe.

Se qielli e ka nje fund dhe pse te paprekshem,
Se endrrat kane nje fill qe duhet punuar;
Me mendime, me ato duar.
Se rruget kryqezohen krejt cuditshem,
Por dhe se hapat vetvetiu te ngaterrohen.

Ti kupton se cdo gje ka trajten e vet;
Nje trajte ka fillimi e nje tjeter, krejt ndryshe mbarimi,
Magjia ndodhet aty ne mes.
Une di te them, ti mos ndal, vec ec!

Cdo fjale e thene, premtim i mbetur,
Cdo hap i hedhur, perpjekje e fjetur,
Do te thurrin aq bukur shtrojen e nje endrre;
E ti do te qeshesh, ulur ne park,
Me gjurmet e lagura, te lena pas!

Lini një Përgjigje