~Godina (Pa cati)

Kam qene e heshtur per dite me rradhe e s’kisha kuptuar se pranvera kishte zene udhen rradhe – rradhe. Kalendarin sic te pata shkruar, vajzat e grisen 8 Marsin e kaluar.

Nuk kam shkruar per te mos shuar shpresen, per te mos pritur pergjigjen qe nuk vjen kurre. Megjithate sot, nuk i rezistova dot tundimit!
-Eshte mengjes. Mengjes i zakonshem. Cfare do te ndodhe me pas do ta shnderroje kete dite ne nje “dite ndryshe”. Do te dorezoj detyren time te nje nene shtepiake (grua kam harruar ta quaj veten). Do te filloj pune, nje nga ato punet prej verteti qe benim dikur. Jo me gjelle, pastrim, hekurosje. Do te jem ulur ne nje tavoline me nje rregjister perpara. Do te mbaj shenim te gjithe te gjeturit qe vijne te kerkojne te humburit e tyre. Apo te humburit, qe nuk kujtohen aq sa per te gjetur dike. Nuk di si e gjeta forcen te pranoj kete detyre, sa kohe une s’po te gjej ty. Po mbase kjo eshte vete arsyeja. Te kam humbur prej muajsh e dua te te gjej. Dua per vete, duhet per vajzat. Kurre me shume se kaq nuk jane bere bashke nje detyre e nje dashuri!
-A thua kjo leter do te te gjeje? Adresa e zyres sime eshte:

Rruga: E shpreses
Godina: (Pa cati)
Kati: Me i larte

2 thoughts on “~Godina (Pa cati)

  1. Me pelqejne shkrimet e tua. Shpesh me konfuzojne, e shpesh nuk i kuptoj. Besoj se ngaterroj kujtimin qe kam une per Iven e mbi 10 viteve me pare me personazhin e “trilluar” qe shkruan ne vete te pare keto rreshta.

    Nuk i rezistova dot tundimit te shkruaja! Do te te ndjek 🙂
    Fjori

Lini një Përgjigje