Hajmalia

Kur jam e ngarkuar (nuk dua te perdor fjalen “e trishtuar”) nis e i drejtohem qiellit. Nuk i lutem, jo! Shikoj rete dhe filloj t’i ngjis apo shqis (sipas rastit), per te krijuar figura me to. Here shikoj shembellime te mimikave te njerezve, here kafshe te cuditshme, here fytyra bebesh qe lozin me c’tu gjendet nder duar. Cfare me le gjithmone pa fjale eshte qielli ka re ne cdo rast. Thua te kete ndonjelloj lidhje mes nesh e kur ai ngarkohet e njejta gje me ndodh dhe mua?! Me pas qesh me veten! E kush jam une qe qielli te marre mundimin te krijoje nje lidhje me mua?
Do ti qe prej te qenurit njeri, me vjen serish te besoj ne keto lidhje universale. Qe prej asaj dite jam lidhur me token e mbaj ne dore nje copez te saj – si hajmali. Ne mos qielli, toka do ta pushoje kete shi!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.