Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Hëna

Hëna ra poshtë dhe me rrokullisjen e saj ua mori mendjen shpirtrave të trazuar, bredharakë gaztorë të natës. Disa ishin aq të dehur nga mungesa e gjumit saqë hëna iu përngjau me fletën e fundit të historisë, të grisur e të bërë shuk nga inati i trishtimit. Disa ishin ende të kthjellët dhe rrokullisja e hënës u dha shenjat e para të agimit që do të zbardhte pas pak. Disa ndër endacakët e natës ishin të qartë, as të dehur e as të kthjellët. Ata e dinin fare mirë rrugën që kishin marrë dhe po aq mirë e dinin se tashmë, me rrokullisjen e hënës, do të kishin fund edhe shpresat e të marrëve. Tashmë askush nuk do të humbiste kohë të vlefshme duke u lutur. Fundja, askush nuk i lutet diellit, të gjithë u luten hënës dhe magjepsjes së saj! Tani shpëtuam, hëna ra!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: