Hermetism

Në vijën e çoroditur të së përditshmes, nuk di të gjej nyjen e parë, ndaj dhe në kohë nuk mundem të mas asgjë. Veçse fjalët i di, fjalët e pathëna gjëmojnë fort në individin brenda vetes.
Rrathët e rastësisë ndajnë fjalët në pafundësi valësh të cilat veçse një fletë libri, një shpirt trilli mund t’i kapë, mund t’i përkthejë në kujtime e t’i shndërrojë hera herës në ndjesi, por ndodhi kurrsesi. Fjala, falë krijuesit, udhëton përmes mendimit. Gjuha midis reales së dukshme dhe asaj të padukshme shpesh herë humbet fjalorë, e përkthyesit, në kohët e sotme, janë indiferentë. Në të tilla kushte, vala mbetet e vetmja aftësi për të kaluar heshtazi përmes rrathëve, deri në ndjesi; kurrsesi ndodhi.

Dyert Hapur ©

-Letra e parë, pas izolimit në nëndhé! Gati qesharake, po aq sa eksperimentale.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.