I marrë

I marrë! Më pëlqen ta përdor këtë përbërje sa më shumë të jetë e mundur: I marrë mendsh, i marrë si era prej jugu në veri, i marrë borxh si perëndimi – çast i ndërmjetëm, i marrë përdore si fëmija rrugëve nga dija, i marrë si hëna në të dalë, i marrë si shpirti i marrosur, i marrë si deti në zbaticë, i marrë si zogu qe gjen fuqi e këndon ditëve me acar.
I marrë! Endem udhëve si i marrë! Zgjohem muzgut si i marrë, gjerb fundin e kafes si të ishte frymëmarrje, përthith tymin e cigares si të ishte ti. Si i marrë! I marrë përjetë nga ti!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.