I pirë

Kam pirë shumë sonte, aq shumë sa pa frikë mund të them se alkooli është tashmë përbërja kimike që rrjedh përmes e përtej venave të trupit tim. U bë kohë që pi, pothuajse pi çdo natë. Sinqerisht të them, nuk di ku do më shpjerë kjo pije, kjo gotë e fundit apo e disatë. Çfarë unë di është se kam nevojë të pi! Pi për të harruar, pi për të mos dëgjuar, për të mos lexuar çfarë ke shkruar! Pi, për të mos kuptuar!
Mos mendo se do të ndaloj, do të vazhdoj të pi derisa të mos jetë më e nevojshme të harrohemi, si unë dhe ti!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.