Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

I SHENJTI VALENTIN!

E nxorren “dashurine” ne pazar.
I vune nje cmim dhe e paketuan me nxitim. Rruges ecnin kalimtare e shkembenin me njeri-tjetrin shikime te hutuara.
I Shenjti Valentin! I degjova tek flisnin, nuk po e njihnin! U shembellente me shume fytyra, por nuk u ndizte asnje ndjesi – nuk kishte asnje veti.
Nje i moshuar u afrua dhe me duart e buta e zhveshi paketimin, e perkedheli “dashurine” dhe tek kendonte u degjua:

Ne mengjes, midis endjes se agimit,
Rruges per ne pune, pertej zhurmes se jeteses,
Shuaj tingujt e harreses.

Te kishin harruar Shen Valentin!
Besonin se ti je Shenjti i dhuratave, bizhuve, oreve me gure e unazave te arta. Te kishin harruar! Vec ai, nje njeri i moshuar, kujtonte se dikur kishte dashuruar.
Po te kujtojne Shen Valentin! Here pas here ndjejne dashurine!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: