Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Jetë

Mbi tryezën time janë shtruar palë – palë jetët tona. E imja, e jotja, e të dyve bashkë. Kam marrë zotimin t’i rendis sipas volumit të drithmave që përshkon gjithsecili çast në unin tim. Ka kaq shumë në kaq pak vite, aq sa të gjithë i dua njësoj.
Jam e bindur se do të dështoj! Nuk mundem ta ndaj gërshetimin e jetëve tona në kategori, nuk mund të ndaj as më të voglën fije nga kjo e tërë. Unë e di, do të dështoj! Do t’i fus kështu siç janë, palë-palë në të njëjtin sunduk të larë me shpresa, të tharë me ndjesi. Sa herë të mundem do u kthehem për t’i parë, për t’i kujtuar, për t’i shtuar.
Unë e di, ti do të më lutesh për rregull, për norma, për etiketim, do të më kërkosh të ruaj çdo gjë si në një librari. Por unë nuk mundem, dhe vetëm kaq!
Më nuk dua të flas! Unë dhe tryeza ime me jetët palë-palë!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: