Ka nje kohe per gjithshka

Sot ishte mbremje e nje gote vere! Fillimisht u mbush gota, me pas u pikas vendi i duhur ne kendin ku ndjehet me se shumti vetja si vetvetja. Kujdes i vecante u tregua per percaktimin kohor te pershtatshem, i cili lejon, ne qetesi, te shijuarit e veres, te pashoqeruar me asgje tjeter. Me ne fund casti i shumepritur, gota e veres dhe gjith’ shqisat e te shijuarit.
Eshte interesante se si, nepermjet nje mekanizmi te miremenduar, here here ne menyre krejt te pandergjegjshme, arrijme te pikturojme nje deshire ne kohe. Sepse ka nje kohe per gjithshka, nje kohe per te marre me vete, e nje kohe per te lene pas!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje