Kabina e telefonit

Ne dukje sot nje objekt kaq i kote. Kemi perqafuar telefonat tane shume-funksionale, u kemi ngritur lapidar, e karshi tyre kabina e telefonit eshte thjesht nje relike, per te mos thene nje germadhe kryenece.

Masa e shikon keshtu.

Por, ka nga ata qe me kete kabine kane shkrire esencen e jetes se tyre. Kane kaluar ore ne shi, ne ere, ne diell e ne stuhi. Kane pritur rradhen ne rruge qe te lirohej. Kane uruar, jane lutur qe ajo kabine te ishte gjithmone funksionale, madje ka nga ata qe dhe e kane ruajtuar – deri ne agim. Deri ne castet kur te vinte ora e duhur per t’u lidhur me shpirtin, me dashurine.
Te dashurit e tyre mund te ishin kudo! Mund te ishin pertej detit, tutje kontinentit. Mund te kishte lot, trishtim, mall e argetim, por ajo kabine dinte ta luante bukur magjine. Ashtu e ngulur ne toke, te sillte mendjen rrotull e te improvizonte nga hici nje takim, po nga hici nje perqafim.

Alo! Me degjon…
Ka nga ata qe do e donin dhe sot nje kabine!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.