Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Kafeneja e natës

Mirëmbrëma kamarier! Kafenë e zakonshme dhe sot! Një mbrëmje më shumë për në defter; ti për llogarinë, unë për shoqërië. Në këtë orë të errësirës ti je i dënuar t’i shërbesh askujt e fati yt bëhet shoshoq i përkryer me vetminë time. Ku ka më mirë se një i papunë, i harruar nga të gjithë, madje dhe nga vitet, të gjendet i ftuar nga një kamarier në një kafene të shuar nga hartat turistike të këtij qyteti të zhurmshëm! Ja, këtë i them vetes teksa shijoj lëngun e shtrydhur që ti më shërben gjithë dashamirësi; edhe një cigare ma ndez, paçka se dhe këtë ka shkelur trysnia e pushtetit.
Nga ana tjetër unë të dëgjoj. Dëgjoj planet e tua të dështuara që në zanafillë dhe me heshtjen time mbështes marrëzinë e paudhë që ngre krye sa herë dita të ka shkuar për dreq.
Ka diçka të turbullt në të gjithë këtë miqësi, por sa herë vjen mëngjesi i kthehem vetes i them: Po ç’ke o i uruar, ç’e keqe të gjeti prej të marrit zemërlëshuar.

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: