Kartolina

Për hir të thyerjes së zakoneve të mërzitshme, sot vendosa të të shkruaj një kartolinë – jo më një letër! Për dhjetëra arsye të ndryshme, që nuk ia vlen t’i rradhis, letrat tashmë nuk përmbushin qëllimin tim.

“Përjetësimit pa kohë, pa distancë!

U ndeshëm në mes të një udhe ku të dy mbërritëm nga larg. Zgjatma dorën veç pak, sa të shoh hijen tënde mbi asfalt. Nëse s’mundesh të më arrish le të bëjmë dhe një hap. Nëse hapat do të shkelim, dhimbjen tutje do ta hedhim. Nëse hijet nuk do gjenden, yjet do të tremben e do të jetë gjithmonë diell. Unë e ti do të lutemi nën të njëjtin qiell!”

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.